Kryebashkiaku Sejdini merr kontrollin e plote te Elbasanit

Kryebashkiaku Sejdini merr kontrollin e plotë të Elbasanit

Qazim Sejdini pritet të marrë në dorë "frenat", e klubit të Elbasanit, duke u kujdesur personalisht për ecurinë e tij. Me kalimin në maxhorancë të Bashkisë, pas blerjes së aksioneve të Gentian Çërragës, kryebashkiaku i Elbasanit ka gati planin për të ringritur verdheblutë në Superiore dhe më pas ta kthejë në një skuadër model në futbollin shqiptar.

sejdini elbasan

Në një prononcim për mediat, Sejdini flet për situatën më të fundit në klub, si edhe jep garancinë financiare për të ardhmen. Kryebashkiaku premton edhe një riorganizim nga themelet. Nga ana tjetër, duket se Arben Laze që është president i skuadrës prej më shumë se një dekade, por që ka mbetur në pakicë për sa i përket aksioneve, do të jetë në hije.

Klub model

"Bashkia e Elbasanit si edhe kryetari i saj do të ndjekin me seriozitetin maksimal zgjidhjen e të gjitha problemeve, të cilat e kanë shoqëruar ndër vite klubin e futbollit. Bashkia nuk do të lejojë shfaqjen e asnjë lloj problemi apo anomalie në ecurinë e klubit të futbollit, i cili sipas meje do të ndërtohet mbi bazën e normave të përcaktuara nga FIFA dhe UEFA. Elbasani synon që të shndërrohet në një nga klubet më prestigjioze të futbollit shqiptar.

laze-duka-sejdini

Garantojmë zhvillimin e marrëdhënieve mjaft korrekte të futbollistëve dhe drejtuesve më të lartë të Elbasanit si edhe shlyerjen e të gjitha detyrimeve të prapambetura ndaj të tretëve. Pavarë- sisht spekulimeve që bëjnë persona të caktuar lidhur me klubin e futbollit apo edhe jashtë tij, ato nuk kanë asnjë lloj lidhje me realitetin e ri që pret Elbasanin, i cili në të ardhmen do të realizojë të gjitha detyrimet kontraktuale me futbollistët dhe stafin drejtues, si edhe me qytetarët e tij", u shpreh fillimisht Sejdini.

Premtimi

Më tej, kryebashkiaku vazhdoi duke bërë premtimin e radhës. "Përfitoj nga rasti që t'u bëj thirrje të gjithë futbollistëve të interesuar për t'u bërë pjesë e klubit verdheblu që ta vlerësojnë ftesën, jo vetëm si serioze, por edhe mjaft të leverdisshme për ta. Gjithkush që do të bëhet pjesë e skuadrës së Elbasanit duhet të jetë i bindur në seriozitetin që do punohet.

elbasan-arena-03

Jam i sigurt që të gjithë do të jenë shumë të kënaqur, pasi Bashkia si aksionerja kryesore dhe me peshën më të madhe në K.F. Elbasani, do t'u përgjigjet të gjitha kërkesave dhe do të realizojë me sukses objektivat që janë mjaft ambicioze. Të gjithë futbollistët, të cilët do të nënshkruajnë kontratë me Elbasanin, u garantojmë për shlyerjen e të gjitha detyrimeve mes palëve dhe të gjitha veprimet financiare do të jenë të mbrojtura me ligj dhe proceduarat e pagesave për çdo rast do të bëhen nëpërmjet llogarive bankare", vijoi më tej Sejdini.

VLADIMIR MEMA



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama