Mesfushori gjerman i Bajern Mynih, Toni Kros, është prej muajsh një objektiv i merkatos së Mançester Junaited. Dhe, sipas mediave britanike, me të gjitha gjasat ai do të transferohet tek Junaited gjatë merkatos së verës.
“Daily Mirror” shkruan se Kros u ka konfirmuar shokëve të skuadrës se kërkon që të transferohet tek Junaitedi.
Klubi nga Mançester është gati që të paguajë 40 milionë euro për kartonin e tij dhe pritet që t’i sigurojë një pagë prej 200 mijë paund në javë.
Por, “Daily Mirror” shkruan se në operacionin për transferimin e Toni Kros në “Old Traford” mund të përfshihet edhe lojtari me origjinë nga Kosova, Adnan Januzaj.
Kjo, pasi sipas “Daily Mirror”, trajneri i Bajernit, Pep Guardiola, ka një simpati të madhe për Januzajn.











