Ka kohë që klubi i Korabit po përballet me mjaft probleme, që më së shumti janë ato financiare, ndërsa nuk është organizuar ende dhe s'ka as trajner dhe as lojtarë. Të gjithë futbollistët e sezonit të kaluar janë pa kontrata, ndërsa po projektohet caktimi i trajnerit të ri, i cili mendohet se do të jetë Artan Mërgjyshi, por edhe ky ende nuk ka vendosur për arsye garancie të financave.

Në lidhje me gjithçka, drejtori sportiv i skuadrës, Fehmi Mziu, shprehet: "Ne po punojmë çdo ditë që të jemi gati dhe çdo gjë po shkon sipas planit. Shumë shpejt do fillojmë edhe me ndërtimin e skuadrës. Ekipi do të ketë shumë ndryshime cilë- sore si në përzgjedhjen e lojtarëve, po ashtu edhe me afrimet e reja.
Do mundohemi që të ruajmë boshtin e ekipit që bëri të mundur ngjitjen tonë në Superiore, pasi besojmë ende te këta lojtaret që na sollën deri këtu. Për sa i përket trajnerit të ri, shumë shpejt do ta mësoni se kush do të jetë. Janë disa teknikë me emër që kanë drejtuar edhe në Superiore. Ardhja e trajnerit të ri do të bëjë të mundur edhe ndërtimin e skuadrës së re. S
igurisht, bashkia do të jetë përgjegjësja kryesore e mbarëvajtjes së klubit, por në bashkëpunim edhe me donatorë të ndryshëm. Një sponsorizim do të ketë edhe nga bizneset private në Peshkopi, siç është kompleksi "Eiba" që do të sponsorizojë të gjitha materialet sportive. Fillimisht ekipi do të grumbullohet në Peshkopi, ku favorizohet shumë edhe klima dhe kushtet janë mjaft të përshtatshme për fazën përgatitore".
Abdulla Dushku











