Korabi prane akordit me portierin Mirosllav Vujadinovic

Korabi, pranë akordit me portierin Mirosllav Vujadinoviç

Mirosllav Vujadinoviç pritet të jetë goditja e parë e Korabit në merkaton e verës. Portieri malazez që ka shkëlqyer në kampionatin shqiptar me Vllazninë dhe Laçin, prej disa ditësh është futur në bisedime me drejtuesit dibran dhe gjasat janë që të firmosë kontratën brenda javës. Në drejtim të Vujadinoviç ka ardhur një ofertë joshëse dhe drejtuesit e Korabit janë të bindur se në ditët e ardhshme malazezi do të zyrtarizohet si goditja e parë në këtë merkato.

Vujadinovic

Ndërkohë, disa prej futbollistëve që po piketohen nga klubi dibran janë emra që në sezonet e fundit kanë luajtur jo vetëm në skuadra të Kategorisë Superiore. Mësohet se nga Tërbuni i Pukës, dibranët janë të interesuar për të afruar mbrojtësin Ditmir Beci, si dhe mesfushorët David Kaçaj dhe Gerald Tushe. Gjithashtu ka interesim edhe për mbrojtësin e majtë shkodran, Alis Baci, që ishte pjesë e Besëlidhjes.

Dyndje lojtarësh

Afro 50 lojtarë kanë qenë të pranishëm në stërvitjen e djeshme të Korabit. Një pjesë e tyre kanë ardhur për provë dhe trajneri Artan Mërgjyshi pritet të bëjë këto ditë skarcimet e nevojshme. Ndërkohë, nga grupi i sezonit të kaluar kanë mbetur vetëm gjashtë futbollistë, pikërisht Mezini, Gjoka, Kiri, Jubani, si dhe vëllezërit Elvis Prençi dhe Endri Prençi.

korabi

Të larguar konsiderohen Sindri Guri, Erlis Frashëri, Alvaro Bisha, Halim Begaj, Sokol Mziu, Elton Muçollari, Elio Shazivari, Izmir Pelinku dhe Altin Hoxha. Pritet Kotorri - Portieri elbasanas, Ervis Kotorri, nuk mund të quhet përfundimisht i larguar nga dibranët. Mësohet se drejtuesit janë ulur sërish në bisedime me "veteranin" dhe deri të shtunën presin përgjigjen e tij për ofertën që i kanë bërë. Pra, nëse do të pranojë ose jo për të vazhduar me Korabin edhe në Kategorinë Superiore.

Abdulla Dushku



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama