Klop per Pogba Nese vazhdohet keshtu iki nga futbolli

Klop për Pogba: Nëse vazhdohet kështu, iki nga futbolli

Jurgen Klop ka komentuar transferimin e Pol Pogba nga Juventus te Mançester Junajtid për 100 milion paund, duke treguar qartësisht se është kundër shifrave të tilla marramendëse për një futbollist të vetëm.

36AA9BE500000578-0-image-a-51_1469791592905

"Nëse afron një futbollist dhe ai të kushton 100 milion paund, ndërsa më pas të dëmtohet, atëherë ke shkatërruar gjithçka. Në ditën kur ky do të jetë normaliteti në futboll, atëherë unë nuk do të punoj më, pasi kjo lojë është për të luajtur të gjithë së bashku.

Kjo është mënyra se si të gjithë në futboll e kuptojnë këtë sport. Ti gjithmonë ke qejf të kesh më të mirët, por duhet të ndërtosh një grup që të jesh i suksesshëm", ishte filozofia e trajnerit të Liverpulit.

36A273AC00000578-0-image-a-50_1469791552356

Ai la të kuptohet se nuk do të bënte investime me shifra të çmendura, por do të kërkonte lojtarë të cilët i përshtateshin në mënyrë funksionale ekipit që kishte.

"Klube të tjera mund të shpenzojnë shuma të mëdha dhe të koleksionojnë lojtarë të njohur. Por unë dua ta bëj ndryshe. Unë do ta kisha bërë ndryshe edhe nëse do të shpenzoja shifra të tilla.

Në fakt as nuk e di se cila është shifra që mund të shpenzoj, pasi askush nuk më ka thënë deri më sot që nuk mund ta bëjë një gjë të caktuar.

36AFD2A000000578-0-image-m-49_1469791493979

Por nëse shpenzoj para, do ta bëjë sepse po mundohem të ndërtoj një skuadër, një skuadër të vërtetë. Barcelona e bëri një gjë të tillë", theksoi trajneri gjerman i Liverpulit.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama