Fshati olimpik
Rreptësi e skajshme, hyrje të kontrolluara nga frika e madhe prej atentateve, një survejim pa pushim i gjithë fshatit olimpik. Liu Qi, presidenti i komitetit organizator "Bocog", i ka dorëzuar çelësat e fshatit olimpik kryebashkiakut Chen Zhili, i cili ka thënë: "Jemi shumë të nderuar që kemi Kinën si mikun e parë këtu", në momentin e prerjes së shiritit në portën hyrëse, që do të shikojë të hyjnë rreth 16 mijë atletë, me dy kombe, që do të jenë më të përfaqësuarat, sigurisht Kina me 639 atletë dhe SHBA me 596. Fshati olimpik numëron 42 pallate të vogla me nga 6 e 9 kate, 9000 dhoma me nga dy krevate 2x20 (për persona si Yao Ming janë parashikuar krevate ekstra të gjatë). Do të jetë e mundur që të lutesh në 5 objekte të ndryshme kulti për po aq fe (të krishterët, myslimanët, hebrenjtë, budistët e hindutë), por nuk mungojnë edhe objektet me palestra, pishina, fusha tenisi, salla lojërash dhe restorante të hapur 24 orë në 24. Për t‘u relaksuar banorët mund të argëtohen edhe me karaoke, kurse për gjuhën kineze, një "internet-caffe" dhe sallë çaji. Mbi 100 shefa kuzhine të huaj dhe 2700 kinezë do të gatuajnë për atletët dhe drejtuesit në sallën e ngrënies, e cila ka 5000 vende. Do të jenë katër zona që do të ofrojnë ushqim kinez, aziatik, ndërkombëtar dhe mesdhetar. Menyja do të përfshijë informacione mbi elementët dhe vlerën organike. Internet me shpejtësi të madhe në çdo apartament. Pra, për atletët nuk duhet të mungojë asgjë.
Marre nga ; Gazeta Shqip











