Rregullat e kalimit ne vendet e Schengenit

Rregullat e kalimit ne vendet e Schengenit
Qeveria shqiptare duhet t'i informoje qytetaret shqiptare mbi rregullat e kalimit ne vendet e listes Schengen dhe fondet minimale qe kerkohen ne postat kufitare te cdo shteti. Ne qofte se qytetaret nuk kane fondet e duhura, atyre mund t'u refuzohet kalimi ne keto vende, siç qe rasti i nje cifti shqiptar nga Maqedonia, te cileve ju refuzua hyrja ne Belgjike sepse kishin 52 Euro me pak se minimumi i lejuar. (http://waz.euobserver.com/887/31229)

Qytetaret shqiptare serish do te jene ne mbikqyrje te rrepte nga autoritetet kufitare dhe te emigracionit: per shembull biletat e avionit duhet te jene me rikthim, ndryshe refuzohet hyrja ne vendet Schengen. Atyre qe shkelin afatet e qendrimit, ose kerkojne azil, do t'iu refuzhet hyrja ne vendet Schengen nga 3 deri ne 5 vjet. Atyre qe kyejne vepra penale do t'iu mohohet hyrja pergjithnje.

Ketu jane lista e vendeve te Schengenit dhe fondet minimale qe do t'iu kerkohen qytetareve tane:

* Austria - Prova të fondeve vlerësohet në baze te rasteve
* Belgjika - 38 euro ne dite per qytetaret qe vizitojne familjare apo miq dhe 50 euro per ata qe prenotojne hotel
* Republika çeke - 0. 5 herë minimumin jetik në ditë nëse qëndrimi nuk kalon 30 ditë. 15 herë minimumin jetik nëse qëndrimi i kalon 30 ditë, ndërsa kjo shumë do të rritet dyfish për çdo muaj të qëndrimit. Shuma të reduktuara me 50% për udhëtarët nën moshën 18
* Danimarke - 350 DKK (50 euro) per cdo dite te qendrimit
* Estoni - 600 EEK (38.5 euro) per cdo dite te qendrimit
* Finlande - 30 euro per cdo dite te qendrimit
* France - 56,20 euro në ditë, ekuivalente me pagën minimale (SMIC) në baza ditore
* Gjermani - 45 euro per cdo dite qendrim
* Greqi - 20 euro në ditë me një minimum prej 100 euro. Sasi të zvogëluar me 50% për të miturit të cilët janë pjesëtarë të familjes së udhëtimit
* Hungari - 1000 HUF (3.6 euro) per cdo hyrje
* Itali - 1 deri ne 5 dite shume fikse 269.60 euro / 6 deri ne 10 dite shuma per dite 44.93 euro / 11 deri 20 ditë fikse + shuma ditore për person: 51.64 euro + 36.67 euro / 20 ditë fikse + shuma ditore për person: 206.58 euro + 118.79 euro
* Latvia - 10 LVL (14 euro) ne dite per qyetaret qe vizitojne familjare apo miq dhe 30 LVL (42.3 euro) per ata qe prenotojne hotel
* Lituani - 40 euro per cdo dite qendrimi
* Luksemburg - Prova të fondeve vlerësohet në baze te rasteve
* Malte - 37 euro per cdo dite te qendrimit
* Poloni - PLN 100 (25.4 euro) per cdo dite te qendrimit
* Norvegji - 500 NOK (62 euro) per cdo dite te qendrimit me miq apo familjare
* Sllovaki - 3450 SKK (114.51 euro) per cdo dite te qendrimit, shuma ulet 50% per udhetare nen 16 vjec
* Slloveni - 70 euro per cdo dite qendrimi, shuma ulet 50% per te miturit te cilet jane pjesetare te familjes se udhetimit
* Spanje - 57,06 euro në ditë, me një minimum prej 513.54 euro për person
* Suedi - 360 SEK (38.67 euro) per cdo dite te qendrimit

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama