Kategoria Superiore ul siparin ja verdiket e sezonit

Kategoria Superiore ul siparin, ja verdiket e sezonit

Kategoria Superiore ka ulur mbrëmë siparin e sezonit 2015-2016 dhe në përfundim Skënderbeu është shpallur kampion. Partizani-Skenderbeu-Hoxha-vs-ShkembiKorçarët vendosën edhe një rekord tjetër duke e fituar titullin për të gjashtën herë radhazi, si dhe duke siguruar edhe pjesë- marrjen në turet eliminatore të Champions-it.

Verdikti i vetëm që mbetet për t'u përcaktuar është Kupa e Shqipërisë, ku fituesi i këtij trofeu ndikon edhe në përcaktimin se cila do të jetë skuadra e tretë që do të shoqërojë Partizanin dhe Kukësin në Ligën e Europës.

Nëse Kupa fitohet nga Kukësi, atëherë biletën për në Europë e siguron Teuta, e cila renditet e katërta në klasifikim.

Laçi mund të shkojë në Europë vetëm në rast se fiton Kupën e Shqipërisë të dielën në darkë. Bylis dhe Tërbuni në përfundim të këtij sezoni kthen andej nga erdhën një vit më parë, duke zbritur në Kategorinë e Parë.

VERDIKTET
KAMPION
Skënderbeu
NË EUROPA LIGË
Partizani
Kukësi
Laçi ose Teuta?
(Laçi del po fitoi Kupën, në rast të kundërt
Teuta siguron Europën)
ZBRESIN NË KATEGORINË E PARË
Bylis dhe Tërbuni
Ngjiten në Superiore
Luftëtari dhe Korabi
GOLASHËNUESI MË I MIRË
Hamdi Salihi, 27 gola

Vendin e këtyre dy skuadrave, që i dhanë lamtumirën Superiores, do ta zënë Korabi dhe Luftëtari, të cilët sot do të ndeshen për të përcaktuar se kush do ta fitojë titullin e Kategorisë së Parë. Hamdi Salihi e mbylli sezonin me Skënderbeun me 27 gola të shënuar dhe bën të tijin trofeun e "Kë- pucës së Artë", pasi është golashënuesi më i mirë i Superiores për sezonin 2015-2016. Pas Salihit vjen një tjetër shkodran, pikërisht Xhevahir Sukaj, i cili realizoi 21 gola me fanellën e Partizanit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama