Karabeci E kam nisur me 250 mije leke te vjeter

Karabeci: E kam nisur me 250 mijë lekë të vjetër

Emisioni "Zoom In" në "In TV" pritet që këtë të diel të sjellë rrëfimin e tre personazheve që janë në profesione në skadencë. bakaj karabeciVeç modeles Adrola Dushi, blerinës Elvira Harizaj, flet edhe Erando Karabeci. Kapiteni i Tiranës zbulon rrogën e tij të parë, e cila ka qenë realisht modeste, ndërsa saktëson se pas futbollit gjithkujt i mbetet për detyrë që të mendojë se çfarë do të bëjë në të ardhmen.

"Futbollit zgjat në një moshë të caktuar dhe, më pas, duhet të mendosh se çfarë do të bësh për pjesën tjetër të jetës. Rroga ime e parë ka qenë 250 mijë lekë të vjetër, me aq e kam nisur. Ndërsa një futbollist që luan jashtë shtetit mund të marrë 300-400 mijë euro në sezon", ka thënë mesfushori.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama