Karabaku del nga Champions Sadiku pret Ligen e Europes

Karabaku del nga Champions, Sadiku pret Ligën e Europës

UPDATE/ Karabaku u eliminua mbrëmjen e së martës nga Champions-i, por mban gjallë shpresat për fazën e grupeve në Ligën e Europës.

Ndeshja e vlefshme për turin e tretë paraeliminator të Ligës së Kampionëve mes Karabakut dhe Vitoria Plzen përfundoi me shifrat 1-1.

539894752-470x314 (1)

Skuadra në të cilën luajti edhe mbrojtësi kuqezi, Ansi Agolli, kryesoi takimin deri në minutën e 85´ të lojës me rezultatin minimal 1-0 (gol i Muarem në minutën e 28´), por miqtë barazuan shifrat me anë të Krmencik në minutat e fundit.

Ndeshja e parë mes dy ekipeve kishte përfunduar në shifrat e bardha 0-0 dhe një gol në Azerbajxhan ndëshkoi vendasit.

Por edhe pse u eliminuan nga Championsi, Karabaku nuk i ka humbur shpresat për në kupat e Europës. Ekipi i Agollit ka siguruar Playoff-in në Ligën e Europës dhe do të luajë edhe një shans fundit.

Por kjo humbje duket se ngre të tjera pikëpytje për një kalim të mundshëm të sulmuesit kuqezi, Armando Sadikut në Azerbajxhan.

sadiku zyrih

Më herët, portali azerbajxhanas "rekord.az" ka thënë se ka qenë mbrojtësi i përfaqësueses ai që i ka bërë propozimin trajnerit Kurbanov që të afrojë sulmuesin shqiptar.

Aktualisht, po monitorohen lojtarë të afirmuar në mënyrë që të bëhet një paraqitje sa më e mirë në Europë. Mes alternativave është edhe Sadiku, i cili kërkon të largohet nga Zyrihu, sepse nuk dëshiron të luajë në kategorinë e dytë zvicerane.

16-Sadiku

Problem mbetet çmimi i kartonit që i ka vënë Zyrihu, por klubi azerbajxhanas ka një buxhet relativisht të lartë dhe mund të bëjë sakrifica të rëndësishme ekonomike nëse mendon se futbollisti është i vlefshëm.

Kuptohet që më parë duhet të arrihet një akord edhe me vetë sulmuesin, i cili në fakt shpresonte që të vazhdonte karrierën e tij në një prej kampionateve perëndimore dhe për të cilin kalimi në Azerbajxhan mund të jetë vetëm një zgjidhje e përkohshme.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama