Do të përfundojë në fund të muajit maj. Spartak Drasa, drejtori rajonal i Monumenteve të Kulturës për Qarkun e Gjirokastrës, tha se “aktualisht po punohet me çatinë e shtëpisë, e cila po ndërtohet sipas strukturës së vjetër gjirokastrite me dru gështenje, ndërsa do të mbulohet nga rasa guri e cilësisë së parë”.
Shtëpia e njeriut të njohur të letrave shqipe është menduar të shndërrohet në një vend pelegrinazhi për artdashësit e letrave shqipe. Më pas do të punohet edhe për ngritjen e një biblioteke brenda shtëpisë së Kadaresë, e cila u dogj në fund të muajit nëntorit të vitit 1999.
Incidenti u shkaktua nga pakujdesia e dy familjeve qiramarrëse, të cilat jetonin aty prej shumë vitesh. Fondet për shtëpinë e Kadaresë u zhbllokuan nga ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, në kujdesin e të cilit po kryhet realizimi i këtij projekti të rëndësishëm për qytetin e gurtë.
Ne Gazeten Standard