Juventus blen shqiptarin Elvis Kabashi per 1.8 milion euro

Juventus blen shqiptarin Elvis Kabashi per 1.8 milion euro
Gjiganti italian, Juventus, ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me talentin shqiptar Elvis Kabashi. Kabashi, i lindur me 20 shkurt 1994, luante me ekipin e të rinve të Empolit. Ka qenë vet trajneri i të rinjve të Juventus-it, Marco Barone, ai që ka qenë më këmbëngulësi që Elvisi të transferohej në Torino.

Transferimi i Kabashit i ka kushtuar Juventusit plot 1.8 milionë euro. Në një deklaratë për “SportItalia”, drejtuesit juventin kanë thënë se qendërmbrojtësi shqiptar, ka premisat të bëhet si romanisti De Rossit. Vetë Kabashi ka thënë se është adhuruesi i madh i Claudio Marchisios, i cili luan me Juventusin.

Elvis Kabashi, ka luajtur një ndeshje me Kombëtaren Shqiptare U-19, dhe ka shënuar një gol kundër Bosnjë e Hercegovinës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama