Josa Jemi rikthyer ofertat nga Azerbajxhani? Jam i hapur per bisedime

Josa: Jemi rikthyer, ofertat nga Azerbajxhani? Jam i hapur për bisedime

Mirel Josa u pa i qeshur në mikrofonin e "Supersportit" pas fitores me Bylisin. Tekniku bardhekuq deklaroi se skuadra ka pësuar rritje në lojë pas disfatës me Tërbunin. Ai u ndal edhe te ofertat nga Azerbajxhani ku tha se është i hapur për bisedime. josa"Kemi pësuar një traumë të madhe me Tërbunin, por reaguam mirë në ndeshjen me Tiranën dhe sot vazhduam treguam akoma më shumë rritje në lojën tonë.

Sot nuk doja gabime dhe doja vetëm fitore. Sigurisht që e patëm të vështirë deri sa shënuam golin e parë pasi goli i dytë erdhi vetëm pak minuta më vonë.

Nuk më intereson shuëm problemi i Xhejmsit që ai po vuante për të shënuar, pasi te Skënderbeu ka edhe lojtarët të tjerë që ne presim të shënojnë. Pres më shumë nga disa futbollistë, pasi duhet të luajnë më shumë si grup dhe jo individualisht.

Kemi rregulluar shumë gjëra në këto ndeshje dhe rezultati është 6 pikë. Presim më shumë nga Xhejms pasi është një lojtar që duhet të bëjë diferencën. Nuk e kam të shënimi i golave për Xhejmsin, por të lëvizshmëria në repartin e sulmit.

Ofertat nga Azerbajzhani? Nuk kam asgje konkrete, por nëse ata më duan le të vijnë dhe të bisedojnë. Por unë nuk e kam mendjen te këto gjera tani pasi jam i fokusuar totalisht te kampionati. Nuk kam koment për arbitrat pasi mendoj se sot kanë gjykuar mirë. Duhet të kemi pamje dhe më pas të gjykojmë", u shpreh Josa pas ndeshjes.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama