Joakim Lev premton Nuk do ta bej kurre me kete gabim

Joakim Lëv premton: Nuk do ta bëj kurrë më këtë gabim

Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, ka premtuar se nuk do të bëjë më një gabim të madh, si ai kundër Italisë, edhe nëse kjo do t'i kushtojë ekipit të tij kalimin në fazën tjetër të një turneu.

Joachim+Loew+Germany+v+Italy+Quarter+Final+LBUMv5atj_Gl

"Lojtarët që janë të dëmtuar dhe nuk janë në 100%, përfundimisht nuk do t'i aktivizoj më", tha ai duke iu referuar Bastian Shvajnshtajger i cili hyri në fushën e lojës ndaj Italisë i dëmtuar dhe tashmë ka përkeqësuar gjendjen e gjurit të tij.

"Një gabim të tillë e kemi bërë shumë vite më përpara dhe nuk do ta bëj kurrë më. Do të aktivizohen lojtarë të tjerë. Unë shpresoj dhe uroj që Bastian të riaftësohet në maksimum pasi ai mund t'i japë shumë skuadrës tonë", tha Lëv para gazetarëve.

1467487506994_lc_galleryImage_Germany_s_midfielder_Bast

"Ishte ndryshe ajo që ndodhi me Khedirën. Ai ishte në rregull para ndeshjes dhe kur ndodhi në lojë, ne u përgjigjem. Por nëse di para ndeshjes se një lojtar ka probleme dhe nuk mund të jetë 100%, nuk mund të hyjë në duele në maksimum dhe nuk ka hapin e pjesës tjetër të ekipit, atëherë ai lojtar nuk do të luajë me mua".



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama