Jeta e Nene Terezes ne filmat indiane

Jeta e Nene Terezes ne filmat indiane
Më 26-29 gusht në Nandan, Indi, mbahet Festivali Ndërkombëtar i Filmit për nder të humanistes Nënë Tereza, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së saj. Në katër netë shfaqen filma francezë, amerikanë, italianë, e më së shumti indianë e japonezë të gjinive të ndryshme: fiction, dokumentarë, të animuar, seriale filmike, prodhime të vitit 2003 dhe premiera botërore të 2010-ës. Ka vepra që trajtojnë natyrën shpirtërore të Nënë Terezës, përulësinë dhe bindjen fetare të saj.

Kjo përbën interes për regjisori indian Payal Mohanka me filmin "Saint to Sainthood" (Indi, 2003), për regjisorin italian Fabrizio Costa me filmin "Nënë Tereza" ("Mother Teresa" Itali, 2004), ku figurën e Nënë Terezës e interpreton aktorja Olivia Hussey, fituesja e çmimit "Golden Globe". Një dokumentar 30 min. është përgatitur nga Peshkopata Katolike në Indi, me titullin "A call ëithin a call", ku përshkruhet udhërimi shpirtëror i Nënë Terezës murgeshë e Kuvendit të Loretos deri sa arrin të bëhet misionare e bamirësisë në Kalkuta.

Premiera botërore e vitit 2010 "Misionaret e bamirësisë" e regjisores franceze Delphine Prunault flet për një vend të rëndësishëm të Nënë Terezës 13 vjet pasi ajo nuk është më, për organizatën "Misionaret e Bamirësisë" që ajo themeloi në Kalkutë. Amerikani Kevin Connor, në filmin "In the name of God's Poor" (1997) vë aktoren Geraldine Chaplin të rrëfejë jetën e bamirëses në Indi. Aty tregohet se fillimisht Nënë Tereza nuk pritet ashtu siç duhet nga indianët, edhe pse ishte i pari person që kujdeset për të plagosurit e Kalkutës së vitit 1946, i strehon në kuvendin e saj dhe kujdeset për dhimbjet e tyre fizike e shpirtërore.

"Mother Tereza" e Ann&Jeanette Petrie flet për një ngjarje me rëndësi në jetën e humanistes së shekullit të 20-të, marrjen e çmimit "Nobel" më 1979. Dy filmat e animuar që shfaqen gjatë ditëve të festivalit janë: "Duke parë fytyrën e Jezusit" (2009)) prodhim i "Morningh Light Media" dhe "Fjala e pestë" (Spanjë 2003) i regjisorit Pablo Marcet. Festivalin e nderojnë përfaqësues të lartë të klerit katolik.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama