Skuadra e Luzernës ka regjistruar një fitore bindëse 4-2 në testin e fundit përgatitor të sezonit, kundër gjermanëve të Shalkes.

Në radhët e ekipit zviceran luajti për 73 minuta mesfushori Jahmir Hyka, i cili ishte një rrezik i vazhdueshëm për prapavijën e skuadrës gjermane me driblimet e tij.
Ndërkohë, spektator në këtë sfidë ishte Migjen Basha, i cili i është bashkuar Luzernës për stërvitje, por vështirë se do të vazhdojë të jetë pjesë e kësaj skuadre në sezonin në vazhdim.
Mesfushori i përfaqësueses ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me klubin zviceran, por po stërvitet me të në pritje për të gjetur një sistemim të ri, mundësisht në kampionatin italian, ku kohët e fundit është përfolur për një interesim konkret të klubit të Barit.











