Italia ne ngerc per trajnerin Tavekio rihap pisten De Biazi

Italia në ngërç për trajnerin, Tavekio rihap pistën De Biazi

Kur pritej që Italia të zyrtarizonte emrin e ri të trajnerit që do të drejtojë 'axurrët' pas përfundimit të Europianit, kreu i federatës Karlo Tavekio ka rihapur gjithçka nga e para.

150546370-cd84fdd9-0ebb-43b3-aa39-53e2d77a2f22Mediat italiane paralajmëruan pak ditë më parë se këtë të martë pritej firma e Venturës, por Tavekio nuk është ende i sigurt dhe ka kërkuar ndihmën e këshilltarëve të tij.

"Ventura trajneri i ri? Nxitimi është këshillë e keqe, janë të paktën 4-5 që po i vlerësoj. Dua të dëgjoj këshilltarët e mi dhe të vendos me kokën time",-ka thënë sot Tavekio.

111742396-1e00aaba-34f5-4217-be90-11157d341430I pyetur nga gazetarët italianë se nga këto emra, Ventura ka 50 për qind të mundësive, kreu i federatës ka shtuar se kandidaturat nuk vlerësohen me përqindje, por shtoi se emrin e trajnerit të ardhshëm do ta publikojë me siguri para finaleve të Europianit.

FUTEBOL - De Biaisi treinador da Seleccao Albanesa, durante jogo de qualificacao para o Eurfo 2016 Portugal x Albania realizado no Estadio Municipal de Aveiro, em Aveiro. Domingo 7 de Setembro de 2014. (ASF/RUI RAIMUNDO) DE BIASI PORTUGAL x ALBANIA - FASE QUALIFICACAO EURO 2016 GRUPO I

Më herët, trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi ishte ndër kandidatët potencial për marrjen e stolit të "axurrëve". Në një intervistë të tij, De Biazi e quajti nder propozimin për të drejtuar Italinë pak Kontes.

Pas Venturës, emra të tjerë që janë përfolur shpesh në shtypin italian janë: Montela, Di Françesko dhe De Biazi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama