Italia goditet nga trukimet ne Serine A

Italia goditet nga trukimet në Serinë A

Italia nuk është vënë vetëm në vitet e fundit në lupën e skandalit të basteve dhe trukimit të ndeshjeve. Rasti i parë ndodhi në verën e vitit 1980, kur skuadra të rëndësishme të Serisë A si Milani, Peskara, Peruxha, Juventusi, Lacio dhe Xhenoa rezultuan se kishin në përbërje të tyre futbollistë, por edhe presidentë në rastin e Milanit, që luanin pisët prapa kuintave dhe paracaktonin rezultatet e ndeshjeve. Kjo ishte një goditje e ashpër për Italinë, e cila kishte marrë përsipër edhe organizimin e Europianit të këtij viti. paolo rossiTë paharrueshme ende sot e kësaj dite mbeten pamjet e makinave të policisë kriminale dhe saj financiare vetëm pak centimetra larg terrenit të blertë, të cilat prisnin përfundimin e ndeshjes së fundit të kampionatit për të arrestuar të implikuarit që dolën nga dosjet e hetimeve.

Pjesë e këtyre arrestimeve që i ngjasonin një filmi më shumë sesa një ngjarjeje reale ishin edhe yjet e Kombëtares së Italisë, sulmuesve Paolo Rosi (Peruxha) dhe Bruno Xhordano (Lacio), të cilët priteshin të ishin edhe udhëheqësit e të kaltërve në Europianin e shtëpisë. Por, në fund, të dy këta u dënuan respektivisht nga gjykata me 2 vjet dhe 3 vite e 6 muaj.

Por më shumë sesa thjesht humbja e dy bomberave, për Italinë ky ishte një grusht i fortë psikologjik, i cili u bë edhe më i fortë në rastin që tifozët nisën të urrejnë dhe të mos mbështesin kombëtaren e tyre në 3 ndeshjet që ajo luajti në grupin e fazës finale dhe në finalen për vendin e tretë.

Gjithsesi, duket se kjo shkundje morale i bëri mirë Italisë në Botërorin e dy viteve më vonë (1982), në të cilin u shpallën kampionë nën udhëheqjen në fushë të "trukuesit" Paolo Rosi i cili, përveç ishte lideri i Italisë, fitoi "Këpucën e Artë" të Kupës së Botës (me 6 gola), si dhe "Topin e Artë" si lojtari i viti.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama