Ish- presidenti John Adams ne dublat e kinemase

Ish- presidenti John Adams ne dublat e kinemase
"Guximtar dhe orator i lindur"-keshtu njihet gjere ne ato mjedise ku emri i tij flet shume. John Adams ishte njeriu qe bindi Kongresin Kontinental te ngrihej kunder ushtrise britanike ne vitin 1776. Ishte frymezimi i Revolucionit Amerikan. E megjithate Adams eshte nje figure jo e njohur mire e historise amerikane. Te pakten deri tani, thote Tom Hanks, regjisori i serialeve. "Po te lexosh librin e historianit David Mcullough, nga i cili kam mesuar shume, John Adams nuk ka qene me shume se sa nje njeri qe kishte te drejte. Ai shihej si nje humbes, nje njeri qe nuk arriti te rizgjidhej president. Shihej madje si nje shtojce e personaliteteve shume me te medha te asaj kohe"-pohon ai.

Megjithate, ai portretizohet ne serial si njeriu qe i mbushi mendjen Thomas Jeffersonit te shkruante Deklaraten e Pavaresise. Dhe ishte ai qe bindi patriotet te formonin ushtrine revolucionare ku ai u zgjodh komandant. Ashtu si ne liber, miniserialet hedhin drite mbi emocionet e pasura dhe marredheniet shpirterore mes John Adams dhe gruas se tij Abigail Adams luajtur nga aktorja Laura Linney. Abigail nuk ishte veten gruaja per te por edhe nena e kater femijeve te tij. Ishte mbeshtetesja dhe keshilltarja e tij e pazevendesueshme.

U desh nje ekip prej 670 vetesh, 5700 figurantesh dhe me shume se 100 milione dollaresh per te realizuar keto seriale: nje aventure ambicioze dhe e rrezikshme po te mendosh se sa i panjohur eshte ky subjekt per amerikanet e thjeshte. "Jemi te vetedijshem se ishte nje ide e rrezikshme per te pare ne se njerezit do te ishin te interesuar dhe a do ta ndiqnin historine e ketij njeriu me kapele te cuditshme dhe me paruke qesharake dhe cfare beri ai 200 vjet te shkuara. Ishte vertete nje ide kurajoze"-pohon regjisori.

Nga : Gazeta Koha Jone

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama