Intervista/ Non grata ne Iran Ditmar Bicaj tregon cmendurine

Intervista/ Non grata në Iran, Ditmar Bicaj tregon çmendurinë

Tre muaj të trazuar, që nisën me pezu llimin nga Partizani dhe vijuan me shpalljen "non grata" në një shtet të Azisë, por nga dje ai është i qetë, pasi do të fillojë një aventurë të re me Vllazninë, aty ku dikur babai i tij ka punuar si trajner.

Ditmar Bicaj

Ditmar Bicaj viziton stadiumin "Loro Boriçi" menjëherë pas nënshkrimit të kontratës me Vllazninë

Ditmar Bicaj rrëfen për "Panorama Sport" verën e çuditshme të tij, ku fillimisht firmosi për klubin iranian, Mashine Sazi Tabriz, ndërsa më pas përfundoi në Shkodër.

Një histori inati, që e ka zanafillën te një gjyq në FIFA, lojtari fitoi të drejtën e tij. Për më tepër, ja si u shpreh dje mbrojtësi lezhjan:

Ditmar, ta nisim me transferimin në Iran. Firmosët për klubin Machine Sazi Tabriz, por më pas çfarë ndodhi?

Po, është e vërtetë. Arrita marrëveshjen dhe zhvillova një pjesë të fazës përgatitore në Gjeorgji me skuadrën Machine Sazi. Mirëpo, çuditërisht, mësova se në shtetin e Iranit nuk mund të futesha dot.

Pse?

Gjithçka vjen pasi kisha paditur në FIFA ish-klubin tim, Traktor Sazi dhe fitova gjyqin. Në Iran paratë i jep shteti për futbollin, nuk ka president privat. Në këto kushte, kanë ndë- rhyrë që unë të mos federohem me klubin tjetër, Machine Sazi, që është rival i Traktorit dhe, për më tepër, të një qyteti. Është më shumë punë inati, që do ta cilë- soja diktaturë. Edhe pse, pasi fitova të drejtën time në FIFA.

OK, po klubi ku firmosët insistoi që të rregullonte diçka?

Mua më mori te Machine Sazi ish-trajneri i Traktor Sazit, Mehdi Noe Bashar. Dëshira e tij dhe oferta që më bënë, më bindi, por kjo çështje u zvarrit aq shumë, saqë mua nuk më interesonte të prisja më. Në Iran nisi edhe kampionati, kështu që gjërat shkuan për ters.

Në këto kushte, kërkova që kontrata të prishej dhe kështu ndodhi. Madje, kisha gjithë të drejtën që t'i padisja në FIFA, por e zgjidha me mirëkuptim prej trajnerit. Në Iran tashmë cilësohem si person problematik, madje në një rast ka ndërhyrë Ministria e Jashtme e Shqipërisë, që më kanë dhënë pasaportën.

Tashmë firmosët për Vllaznia, çfarë ju bindi për të bërë këtë zgjedhje, që për një pjesë të opinionit ishte befasuese?

Më bindi emri i madh që ka Vllaznia në futbollin shqiptar. Pavarësisht problemeve financiare të kaluara më përpara, tani me përkushtimin maksimal të kryetares së bashkisë, Voltana Ademi, gjërat kanë ndryshuar. Të jem i sinqertë, nuk u mendova dy herë, për më tepër që do të bashkëpunoj me një trajner shumë të njohur në kampionatin shqiptar si Armando Cungu.

Gjithashtu, jam i lumtur që në Shkodër gjej miq të vjetër si Endri Vrapi dhe Alsid Tafili. Nuk dua të lë pa përmendur edhe Xhevahir Sukajn, i cili më ka folur mirë për Shkodrën dhe klubin. Shpresoj që një ditë të na bashkohet edhe ai te Vllaznia.

Sezonin e mbyllët te Partizani si i pezulluar. Jeni i zhgënjyer për aventurën me të kuqtë?

Unë u mundova të jepja më të mirën time dhe besoj që e kam dhënë për Partizanin. Mirëpo, pas janarit, gjërat ndryshuan në aspektin personal, sigurisht që jo për shkak të formës sime, por për arsye të tjera që nuk dua t'i përmend, pasi kam shumë miq aty dhe gëzoj respektin maksimal për tifozërinë e kuqe.

Gjithsesi, dua të theksoj se largimi si trajner i Sulejman Starovës në janar, bëri që ekipi të mos dilte kampion. Besoj se presidenca gaboi shumë me largimin e "Bobit".

JORGIS MEMO



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama