Informacion mbi martesat Lindjet dhe Vdekjet

Informacion mbi martesat, Lindjet dhe Vdekjet
Shërbimet që kryhen në zyrat e gjendjes civile:

-Marrje e Aktit të Lindjes
-Dhënie e çertifikatës për shpërblim lindje
-Marrje e Aktit të vdekjes
-Dhënie çertifikate për shpenzime varrimi
-Dhënie çertifikate për shpërblim vdekje nga sigurimet shoqërore
-Dhënie çertifikate për dokument identifikimi
-Dhënie çertifikate për lidhje martese
-Dhënie çertifikate për përkrahje sociale
-Dhënie çertifikate për strehim
-Dhënie çertifikate për pronësi
-Dhënie çertifikate për ndarje familjesh
-Dhënie çertifikate për ndërrim emri-mbiemri
-Dhënie çertifikate për martesë jashtë shtetit
-Ndërrim i emrit dhe i mbiemrit

Procedurat e kryerjes së veprimeve në Zyrën e Gjendjes Civile

1. Taksa e akteve dhe e pulles

· Per leshimin e çertifikates se gjendjes civile 50 leke
· Per leshimin e çertifikates se lindjes ne gjuhe te huaj 200 leke
· Per leshimin e çertifikates se lidhjes se marteses ne gjuhe te huaj 300 leke
· Per regjistrimin e dhenies se shtetesise 700 leke
· Per regjistrimin e lenies se shtetesise 700 leke
· Per regjistrimin e vendimit te nderrimit te emrit ose mbiemrit 700 leke
· Per çdo lloj lidhje martese 600 leke
· Per regjistrimin e vendbanimit te ri 1000 leke

2. Deklarimi i lindjes

Deklarimi i lindjes se foshnjes behet ne zyren e gjendjes civile te vendbanimit te prinderve, ndersa foshnjes se gjetur, ne vendin ku eshte gjetur.
Per femijet e lindur jashte territorit te Republikes se Shqiperise nga shtetas shqiptare me banim te perhershem ne Shqiperi, deklarimi behet ne sherbimin konsullor shqiptar te vendit ku ka lindur ose ne ate te perfaqesive diplomatike dhe konsullore perkatese dhe, kur kjo eshte e pamundur, deklarimi behet edhe ne sherbimin e gjendjes civile te atij vendi.
Deklarimi i lindjes duhet te behet brenda 15 diteve dhe, ne raste te veçanta, jo me vone se 45 dite nga dita e lindjes.
Me kalimin e ketyre afateve lindja konfirmohet vetem me vendim te gjykates.
Moszbatimi i deklarimit te lindjes se femijes perben shkelje administrative dhe denohet me gjobe ne masen 2000 leke.


3. Deklarimi i vdekjes

Deklarimi i vdekjes behet nga çdo pjestar i familjes ose i afert e, ne mungese te tyre ose per personat pa njeri, nga i ngarkuari i posaçem i bashkise ku ka banuar ose eshte gjetur i vdekuri. Deklarimet jane te vlefshme, kur shoqerohen me raport mjeksor.
Deklarimi i vdekjes duhet bere brenda 10 diteve nga ndodhja ose gjetja e kufomes dhe brenda 1 muaji, kur vdekja ka ndodhur jashte shtetit.
Me kalimin e ketyre afateve, nuk mund te mbahet akti i vdekjes perveçse si akt i plotesuar me vendim te gjykates, sipas kerkeses se deklaruesit ose te prokurorit.
Moszbatimi i deklarimit te vdekjes perben shkelje administrative dhe denohet me gjobe ne masen 1000 leke.


4. Ndryshimi i emrit ose mbiemrit

Shtetasit shqiptare te cilet kerkojne te bejne ndryshimin e emrit dhe mbiemrit duhet te paraqesin keto dokumente:
a. Kerkese drejtuar zyres se gjendjes civile, ne te cilin ai parashtron shkakun e ndryshimit te emrit dhe te mbiemrit. Kerkesa duhet te protokollohet.
b. Deshmi nga prokuroria e rrethit dhe gjykata e rrethit gjyqesor, ne juridiksionin e te cileve banon shtetasi i interesuar dhe Deshmi Penaliteti nga Ministria e Drejtesise, te cilet deshmojne se ndaj tij nuk ka kallezim ose nuk ka nisur ndonje procedim penal.


5. Transferimi i te dhenave te gjendjes civile

Transferimi i te dhenave te gjendjes civile ne nje zyre tjeter te gjendjes civile behet me kerkesen e kryefamiljarit, i cili paraqet prane zyres se gjendjes civile te vendbanimit te ri keto dokumenta:

a. Kerkesen me shkrim per regjistrimin e vendbanimit;
b. Dokumentin e pronesise se baneses ose te nje kontrate qiramarrjeje, te pakten nje vjecare;
c. Vertetim leshuar nga administratori i njesise administrative, ku ai shprehet se shtetasi banon ne njesine administrative perkatese;
d. Certifikaten familjare nga zyra e gjendjes civile e vendbanimit te meparshem.

Cdo familjar eshte i detyruar te beje transferimin e gjendjes civile te familjes jo me vone se 45 dite nga ardhja ne vendbanimin e ri.
Moszbatimi i afatit denohet me gjobe ne masen 1000 leke.


6. Lidhja e marteses

Martesa mund te lidhet ndermjet nje burri dhe nje gruaje qe kane mbushur moshen 18 vjec. Gjykata e vendit ku lidhet martesa, per shkaqe me rendesi, mund te lejoje martesen edhe para kesaj moshe. Martesa lidhet para nepunesit te gjendjes civile, me pelqimin e lire te dy bashkeshorteve te ardhshem. Bashkeshortet e ardhshem qe kerkojne shpalljen duhet t’i paraqesin nepunesit te gjendjes civile certifikatat e lindjes me shenimin “per shpallje martese”. Nepunesi ben shpalljen e saj. Martesa lidhet 10 dite nga e nesermja e shpalljes se marteses. Per lidhjen e marteses bashkeshortet e ardhshem duhet te jene te shoqeruar nga dy deshmitare si dhe te jene te paisur me dokumentat e identifikimit.


Per lidhje martese shtetasi i huaj duhet te paraqese keto dokumente, respektivisht te shtetit te tij ose ku ka banimin e perhershem:

a. Certifikate lindje, te leshuar jo me pare se nje muaj nga data ne te cilen kerkohet te lidhet martesa.
b. Vertetim qe provon se nuk ka pengese ligjore per te lidhur martese.

Dokumentet e mesiperm legalizohen ne perfaqesite e Republikes se Shqiperise jashte shtetit, ndersa ato te leshuara nga perfaqesite e huaja te akredituara ne Tirane legalizohen ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Shqiperise.


Per lidhjen e marteses shtetasi shqiptar duhet te paraqese keto dokumente:

a. Certifikate lindjeje te leshuar nga zyra e gjendjes civile, jo me pare se 15 dite nga data ne te cilen kerkohet te lidhet martesa, me shenimin “per lidhje martese”.
b. Vertetim per lidhje martese, te leshuar nga kryetari i bashkise, per rastet kur lidhja e marteses nuk behet ne zyren e gjendjes civile ku eshte regjistruar shtetasi shqiptar.
c. Dokument identifikimi

Mbas marteses me shtetas te huaj ose me person pa shtetesi, shtetasit shqiptar i behen te gjitha shenimet e nevojshme ne regjistrin themeltar, net e cilin ai vazhdon te qendroje i regjistruar, per sa kohe qe vazhdon te mbaje shtetesine shqiptare.


7. Ndasi dhe bashkimi familjar

Cdo pjestar madhor ka te drejte te vecohet si familje me vete ose te bashkohet me nje familje tjeter.
Bashkimi i nje personi ose i nje familjeje me nje tjeter behet me pelqimin e te gjithe pjestareve madhore, me anen e deklarimit para nepunesit te gjendjes civile.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama