Incidenti me dron De Biazi deshmon 1 ore ne CAS Presim me besim!

Incidenti me dron, De Biazi deshmon 1 ore ne CAS: Presim me besim!

“Në 11.25 nisi dëshmia ime në CAS në Lozanë. Pas pothuajse një orë pyetjesh kam mbaruar…Tani  presim me besim!”, shkruan trajneri në rrjetin social Facebook.

Shqipëria shpreson të marrë tri pikët pas incidenteve që ndodhën në Beograd, në ndeshjen kundër Serbisë më 14 tetor. Në vendimin që mori Komisioni i Disiplinës në UEFA, Shqipëria e humbi ndeshjen 3-0 në tavolinë sepse kishte refuzuar të hynte në fushë pas incidenteve, ndërsa Serbisë iu hoqën tri pikë nga klasifikimi, pasi nuk garantoi si duhet mbarëvajtjen e ndeshjes.

Të dyja federatat iu drejtuan Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës dhe dje ishte radha e palës serbe që të dëshmonte për ngjarjet. Sot është dita kur do të kryhet seanca dëgjimore me palën shqiptare.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama