Incidenti me Blatter protestuesi i hedh nje tufe me para (VIDEO)

Incidenti me Blatter, protestuesi i hedh nje tufe me para (VIDEO)

26 shkurti i vitit 2016 është u caktua nga FIFA si data kur do të mbahen zgjedhjet për presidentin e ri të qeverisë botërore të futbollit.

Përmes një kongresi të jashtëzakonshëm do të zgjidhet pasuesi i Sepp Blatter.

Por në momentin kur Blatter njoftoi datën e mbajtjes së zgjedhjeve, ka ndodhur edhe një incident.

Një person i është afruar dhe i ka hedhur një tufë me para presidentit të FIFA-s, në shenjë proteste ndaj akuzave për korrupsion ku është përfshirë vetë Blatter.

Kandidadët për president të FIFA-s do të nominohen përpara datës 26 tetor. Pritet që një prej tyre të jetë edhe Michel Platini, presidenti i UEFA-s.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama