Ibrahimovic Jam i lumtur per golin dhe fitoren

Ibrahimoviç: Jam i lumtur per golin dhe fitoren
“Jam shumë i lumtur. Nuk jam në formën time maksimale, gjithsesi arrita të shënoj dhe të ndihmoj Suedinë që të fitojë ndaj kampionëve në fuqi të Evropës. Është një fitore e merituar, e cila nuk do të jetë e vetmja. Jemi një grup i shkëlqyer futbollistësh dhe do të japim akoma më shumë në ndeshjet e tjera. Në takimin ndaj Greqisë, pjesa e parë ka qenë konfuze, për shkak se lojtarët e të dyja skuadrave ishin pre e emocioneve. Gjithsesi, ne arritëm ta kalojmë me sukses provën e parë të Evropianit dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha Zlatan Ibrahimoviç

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama