Ibrahimovic Do tu jap tifozeve ate qe po prisnin

Ibrahimoviç: Do tu jap tifozëve atë që po prisnin

Zlatan Ibrahimoviç u ka premtuar tifozëve se do t'u jepte "atë që prinsin" në ndeshjen e tij të debutimit me fanellën e Mançester Junajtid. Skuadra angleze luan të shtunën në darkë ndaj Gallatasarajit në një miqësore që zhvillohet pikërisht në vendlindjen e sulmuesit, në Suedi.

36AB648200000578-3715036-image-m-9_1469813142646

"Të gjithë e kanë pritur këtë moment. Ka pasur shumë diskutime dhe të debutoj me Mançester Junajtid në vendin tim do të jetë një ndjesi fantastike. Mendoj se tifozët po presin kthimin tim në fushë dhe të argëtohen, jo vetëm me mua, por edhe me të gjithë skuadrën.

Shpresojmë t'u dhurojmë një ndeshje të mirë, por mos harroni që jemi në mes të përgatitjeve. Duhet të jemi të fokusuar, të përgatitemi më shumë fizikisht, por gjithsesi do t'u japim atë që kërkojnë", premtoi Ibrahimoviç në një intervistë të dhënë për televizionin e klubit.

36AB73ED00000578-3715036-image-m-18_1469813640584

Ibra foli edhe për shokët e rinj të skuadrës dhe sigurisht për Murinjon, ndonëse ka vetëm dy ditë që është vënë nën urdhrat e tij.

"Kam ndjesi pozitive. Duken të gjithë djem të mirë, lojtarë cilësorë, stërviten shumë dhe gjatë stërvitjeve janë shumë të përqendruar. Trajneri është i drejtpërdrejtë, është konkret. Ai thotë atë që dëshiron dhe lojtarët po përshtaten. Ndaj ka vetëm gjëra pozitive.

Unë besoj te puna. Jo vetëm në ndeshje, por edhe në stërvitje. Mënyra se si stërvitesh është edhe mënyra se si luan. Kjo është filozofia ime. Të punosh shumë, të stërvitesh shumë dhe të ndjehesh mirë", ishin fjalët e suedezit, i cili të paktën këtë radhë, evitoi ndonjë nga batutat e tij të zakonshme.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama