Bosi i Palmeiras, Luiz Felipe Scolari ka thënë se i vetmi problem në jetën e Ronaldos është Messi, dhe se ai padyshim që do të ishtë lojtari më i mirë në botë nëse nuk do të ishte argjentinasi. “Disa njerëz nuk e duan atë sepse ai është lojtar i shkëlqyer, i pashëm dhe ka pasur marrëdhënie seksuale me të gjitha femrat. Ata janë xhelozë për të. Gjëja e vetme e keqe në jetën e Ronaldos është Messi. Nëse nuk do të ishte ai, atëherë Ronaldo do të ishte lojtari më i mirë në botë për pesë vite rradhazi”, tha Scolari për Arena SporTV.