I semure me kancer/ Mrekullia e Lesterit titulli mban gjalle tifozin e dhelprave

I sëmurë me kancer/ Mrekullia e Lestërit, titulli mban gjallë tifozin e dhelprave

Skuadra e Lestërit kryeson Premier Ligën me 66 pikë dhe shihet si kandidatja favorite për të fituar trofeun. LEICESTER-main_2753141aSurpriza e ekipit të Ranierit ka lumturuar tifozët, si dhe ka mbajtur gjallë frymën e tyre. Një prej tifozëve të flaktë të Lestërit është edhe Toni Skefington.

51-vjeçari me origjinë australiane është një rast i veçantë në tifozëritë angleze. Toni vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe tumori, sipas mjekëve, do t'ia kishte marrë jetën që në marsin e vitit të kaluar. Por, është zbuluar "ilaçi" që e mban gjallë dhe ai është... titulli i Lestërit.

"E shoh veten që nuk jam në formë shumë të mirë. Ditët i kam të numëruara, por unë jam optimist që titulli do të më mbajë frymën gjallë dhe pastaj le t'i mbyll sytë", deklaroi tifozi i sëmurë, Toni Skefington.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama