Një foto e Elseid Hysajt me të fejuarën e tij teksa vizitojnë stafin e 'SuperSport', ka shkaktuar komente të shumta në "Instagram" nga fansat, të cilët pyesin nëse Fiorenza Lekstakaj, e dashura e mbrojtësit të Napolit është shtatzëne; kjo lidhur me formën e rrumbullakosur të barkut të saj që vihet re me lehtësi në foto.
Ndoshta, dyshimet e fansave nuk janë pa shkas, pasi futbollisti shkodran mund të behet baba së shpejti. E nëse kjo është e vërtetë, atëherë vetë talenti i kuqezinjve do ta konfirmojë.
Ndërkohë më poshtë ju njohim me të fejuarën simpatike të Hysajt, Fiorenza Lekstakaj, e cila në vitin 2013 është kurorëzuar "Miss Shqipëria".Ja se si dukej 20-vjeçarja vetëm tre vite më parë.