Hysaj-Napoli menaxheri zbulon kur hidhet firma ne kontrate

Hysaj-Napoli, menaxheri zbulon kur hidhet firma në kontratë

Elseid Hysaj do të firmosë në fillimin e javës së ardhshme kontratën e tij të re me Napolin. Konfirmimi ka ardhur nga menaxheri i futbollistit, Mario Xhiufredi, i cili bashkë me klubin ka detajuar të gjitha pikat e marrëveshjes së re mes palëve.

Elseid Hysaj

Elseid Hysaj

Në një prononcim të dhënë sot për "Radio Marte", Xhiufredi konfirmoi se çdo gjë është e përfunduar dhe ka mbetur vetëm formaliteti i hedhjes së firmës në letër.

"Për Hysajn nuk ka asnjë lloj problemi. Në fillimin e javës së ardhshme futbollisti do të firmosë rinovimin", theksoi ai.

hysaj stervitje

Që dy ditë më parë, Xhiufredi kishte bërë të qartë se kishte një akord të plotë mes palëve si për rritjen e rrogës që kërkonte Hysaj, ashtu edhe për klauzolën e largimit që kërkonte klubi. "De Laurentis ishte i gatshëm të rriste rrogën ndonëse futbollisti kishte edhe katër vite të mbetura kontratë me klubin, ndaj edhe ne pranuam menjëherë të vendosnim klauzolën që kërkonte ai", deklaroi Xhiufredi.

308458774-neapel-elseid-hysaj-milan-bayern-1g1nHJ5gI9a6

Sipas mediave italiane, Hysaj pritet të përfitojë rreth 1,5 milionë euro në vit, ndërsa klauzola e largimit të tij duhet të kalojë 25 milionë eurot.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama