Huazimet nga Skenderbeu ja sa perfitojne lojtaret per Europen

Huazimet nga Skënderbeu, ja sa përfitojnë lojtarët për Europën

Plot 10 mijë euro i ka kushtuar Kukësit huazimi i tre lojtarëve nga Skënderbeu për ndeshjet e Ligës së Europës. "Panorama Sport" mëson se presidenti Safet Gjici ka dhënë 5 mijë euro për mesfushorin Sabjen Lilaj. Nga ana tjetër, 3 mijë euro ka shpenzuar për sulmuesin e krahut, Liridon Latifi, si dhe 2 mijë euro për japonezin Fukui.

analiza kukesi

Vetëm lojtarët e marrë në formë huazimi për një muaj, klubit të Kukësit në total i kanë kushtuar 13 mijë euro. Këtu futet edhe mbrojtësi Gentjan Muça, i cili hapi i pari serinë e huazimeve, teksa do të përfitojë 3 mijë euro.

kukesi austria

Të gjitha këto shpenzime ekstra për lojtarë që nuk janë nën kontratë me Kukësin janë bërë në mënyrë që skuadra të jetë sa më e kompletuar, me synimin që të ketë sukses në Europë. Kalimi i turit të parë ishte kusht për ekipin, por tashmë presidenti Gjici kërkon që Kukësi i tij të eliminojë edhe klubin e famshëm, Austria e Vjenës.

Skerdilaid Sulozeqi



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama