Holandezet fajesojne arbitrin

Holandezet fajesojne arbitrin
Holanda humbi 1-0 ne finalen kunder Spanjes ne Boterorin 2010 dhe pergjegjes per disfaten ben arbitrin e ndeshjes. I pari qe drejtoi gishtin drejt anglezit Howard Webb ishte Dirk Kuyt. Sulmuesi qe luan per Liverpool tha se skuadra e tij eshte e merzitur per humbjen, pasi shkoi kaq afer trofeut. “E di qe nuk duhet te fajesojme askend, por arbitri favorizoi Spanjen. Morem me shume kartona te verdhe, seç meritonim. Kartoni i fundit i kuq na kushtoi ndeshjen”, tha Kuyt.
 
Pas tij ishte edhe vete trajneri i Holandes, qe u shfaq dyshues per arbitrimin. Bert van Marwijk tha se Howard Webb mund te jete ndikuar nga media spanjolle, per gjykimin e ndeshjes, ku Spanja humbi ndaj Zvicres. “Nuk mendoj se arbitri e menaxhoi mire takimin, por me lini te jem i qarte per kete, skuadra me e mire fitoi. Per disa nderhyrje te ashpra nga te dyja ekipet, arbitri nuk reagoi siç duhej”, tha Marwijk.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama