Higuain drejt Juventus? Presidenti i Napolit ve pikat mbi i

Higuain drejt Juventus? Presidenti i Napolit vë pikat mbi i

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ka bërë të qartë se nuk ka asgjë të vërtetë rreth transferimit të Gonzalo Higuain te Juventusi, pasi bardhezinjtë nuk do të paguajnë klauzolën e tij prej 94 milionë eurosh.

de laurentis anjeli

"Nuk ka pasur asnjë kontakt mes Juventusit dhe Napolit. Juventusi më ka thënë që nuk ka ndër mend të paguajë klauzolën dhe ne nuk ia kemi kërkuar një gjë të tillë. Ai ka një kontratë që zgjat 5 vite dhe kanë kaluar vetëm 3. Ka një klauzolë e cila thotë se nëse vjen dikush dhe e paguan atë shifër, ndërsa z. Higuain dëshiron të largohet, atëherë Napoli duhet të plotësojë këtë kërkesë.

Por meqë askush nuk e ka bërë ofertën dhe as Higuain nuk ka kërkuar që të largohet, duhet t'u kërkoni falje të gjithë tifozëve. Ka shumë njerëz që janë dëshpëruar nga lajmet tuaja", tha De Laurentis para gazetarëve.

Higuain

"Juventusi është një klub inteligjent, e dinë që nuk mund të bëjnë gabime të tilla. Është një shoqëri race, nuk është se ka hyrë dje për herë të parë në merkato. Ata e dinë që do të ishte një betejë e humbur nëse fusin hundët në bisedat tona me lojtarin.

E pyeta Marotën: A do të paguash më të vërtetë? Ai m'u përgjigj që as nuk i shkonte ndër mend", shpjegoi presidenti i Napolit bisedën që kishte bërë me drejtuesin e Juventusit, i cili deri dje mendohej se do të paguante kaluzolën prej 94 milionë eurosh të sulmuesit argjentinas.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama