Heroi Griezman Erdhem per 1 gol

Heroi Griezman: Erdhëm për 1 gol

Minuta e 53-të do të mbahet mend gjatë në historinë e gjysmëfinaleve të Bajernit në Mynih. griezmanIshte pikërisht ky momenti i zi kur mbrojtja e Bajernit shthuret dhe dyshja Torres-Griezman hipnotizon bavarezët duke i ndëshkuar. Heroi i "çolistëve" ka qenë pikërisht francezi Antuan Griezman, i cili me finesë dhe efikaset shënon golin e barazimit.

Diferencat

"E dinim që do ta kishim shumë të vështirë në Mynih, pasi Bajerni është një ekip i fortë, me kualitete të shumta. Por, ndeshja në Madrid ishte një shembull i mirë për ne. Në pjesën e parë Bajerni ushtroi presion dhe ne nuk arritëm që të mblidhnim forcat për t'i çekuilibruar. U ndëshkuam nga një goditje dënimi dhe jo nga loja e Bajernit. Moment shprese dhe deciziv ishte pritja e penalltisë së Oblak. Bajerni e uli ritmin dhe loja jonë ishte mjaft kompakte dhe konstante. Në pjesën e dytë trajneri na dha shpjegimet e nevojshme, të cilat rezultuan mjaft efikase", analizon ylli francez.

Aksioni i golit

"Ishim në pozicion të favorshëm në mesfushë. Torres gjeti kohën e duhur për të më pasuar në një skenë mjaft të diskutuar. Sapo pashë anësorin, pra që nuk isha jashtë loje, u afrova dhe e gjuajta topin me këmbën më të sigurt dhe e shfrytëzova siç duhej.

E dinim që në Mynih do të vuanim. Këtu erdhëm për të shënuar një gol dhe ia arritëm qëllimit", theksoi Griezman, i cili në fund pret edhe trofeun,- "E ëndërrojmë të gjithë këtë trofe. E humbëm dy vite më parë, por tani e meritojmë, pasi kemi eliminuar dy kampionë Europe. Shpresoj shumë që në Milano të bëjmë të njëjtën gjë dhe t'i japim suksesin e merituar Atletikos".

Përgatiti: ENIAR IBRO


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama