Hena fhe nje Yll (Poemth)

E panë hënën me një yll, në qiell pa rënë mbrëmja…

Kur u bë terr
dolën yjtë të tërë
dhe i panë të dy…

Zunë të vezullojnë
e të ndizen zjarr
thellë të ndjejnë zili!

Hëna u trazua
tek i pa në ethe
t’egër e tërbuar

U zbeh në fytyrë
ra përtej, u fsheh
pas yllit harruar!

Muzgu me përtesë
vonoi të zbresë
ajo ndjeu frikë

Keq do ta pesojë
ky i dashuruar
dritën do t’ia fikin!

Kur pa hënën lart,
ylli u ndez zjarr
asaj iu afrua…

“Mos më eja pas
u ndjell maraz…
se unë ty të dua…!”

Ylli i dashuruar
në shpirt i lënduar
mbet’ me kryet pas

E ndoqën ata
tutje në thellësi
nata mend u zbraz

“Atë” kush lakmon
qiellit mëkaton
është një i pabesë…

Turren aq të marrë
si një kyqezatë
natës pis të zezë!

Përtej kësaj bote
u ndje një lëngatë
dhe mbeti mister

Vringëllima thikash
vrasës të pashpirt
nginjen si në ferr!

Zbehur në fytyrë
nga ajo mënxyrë
hëna q’e plotë ish

Nga tmerri që pa
atë natë prilli…
U ça, u bë dysh!

Si e panë ata
të dashuruar
klithën si të marrë:

“Rrëmbyes, kusar
ti, yll, imoral…
Kokën në hanxhar!

Shpejt kapën yllin
e linçuan qiellit
Ndriçimin ia shuan

Ai zu të bjerë
gjaku i tij ndezi
verbërine me dritë…

Por, u shua shpejt
gremisjes, në rënie
si meteorit…

Hëna e vrerosur
errur e brengosur
klithi në lëngatë:

“Të desha, o yll
i ndritshëm agimi
katila, pse ma vratë?!”

*

Pareshtur në netë
bien meteorë…
zgrofit t’qiellit fiken

Ndrisin veç një çast
kësaj botës sonë
në ikje tragjike!

Qielli sovran
shpërfillshëm atje
mbretëron mbi re…

Ndizen yje, shuhen
bien e më s’kthehen
porsi efemerë…

Hën’ e re rishtaz
e ndjekur prej yjsh
endet skaj më skaj

Tjetrin yll gremis
gjithësisë pa fund
për trillet e saj

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama