Hakan Şükür Nuk jam turk por shqiptar

Hakan Şükür:
Ish ylli i njohur i futbollit turk Hakan Şükür, aktualisht deputet në Parlamentin Turk ka bërë një deklaratë interesante në një konferencë shtypi të mbajtur në Stamboll. “Unë nuk jam turk por shqiptar” citohet nga “deutsch-türkische Nachricheten” (medium i turqve, në gjuhën gjermane) të ketë thënë ish futbollisti.

Por kjo nuk është arsye që ai të jetë kundër shtetit dhe popullit turk, ka plotësuar ai, njofton albinfo.

Ai ka thënë se nuk e sheh veten si turk por në radhë të parë si shqiptar. Përcaktuese për të është prejardhja etnike.

Prejardhja nuk duhet të jetë arsye për të shprehur urrejtje ndaj njerëzve të tjerë. Vendlindja e tij është Turqia dhe ai e ka fituar “bukën” e vet në këtë vend. Të gjitha grupet shoqërore, dhe para të gjithëve “vëllezërit tanë kurdë” kanë për detyrë të ulen në një ka thënë Şükür.

Tashmë shqiptari Şükür ka luajtur për përfaqësuesen turke që nga viti 1992 ndërsa me klubin Galatasaray ka arritur suksesin më të madh të një klubi turk në garat për kupën UEFA, duke arritur ne finale në vitin 2000, me ç`rast me 10 gola të shënuar ka dalë më i miri në gjithë garën. Ka qenë për disa vite rresht golashënuesi më i mirë i ligës së parë turke dhe ka luajtur edhe për Interin e Milanos dhe Parmën. (KD/INA)

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama