Gyndogan zevendesuesi i Ksabi Alonsos tek Reali

Gyndogan, zevendesuesi i Ksabi Alonsos tek Reali
Real Madrid pritet që të zgjerojë koloninë e lojtarëve të kombëtares gjermane. Sipas të përditshmes “Marca”, drejtuesit madrilenë kanë si objektiv kryesor mesfushorin e Borusia Dortmund, Gyndogan.

Lojtari me origjinë turke pritet që të jetë zëvendësuesi i Ksabi Alonsos, i cili nuk ka bërë një sezon të mirë këtë vit dhe për këtë arsye nuk e ka vendin e sigurtë në formacion. Madje, nëse do të ketë ndonjë ofertë, ai edhe mund të shitet.

Blerja e Gyndogan mund të favorizohet nga marrëdhëniet e mira mes presidentit të Realit dhe atij të Borusias.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama