Guinea frymezon Beselidhjen

Guinea frymëzon Besëlidhjen

Nëse Besëlidhja do t'ia arrijë të ngjitet në fund të kampionatit në Superiore, grupi i lojtarëve do të mbahet mend gjatë. BeselidhjaPor, me siguri, ajo çka nuk do të harrohet, është fakti se meritë do të kenë edhe dy lojtarë nga... Guinea.

Mesfushori Lansin Sidibe dhe sulmuesi Sekou Camara, përkatësisht 19 dhe 18 vjeç, kanë udhëtuar më shumë se 4 mijë kilometra gjatë janarit për t'u bërë pjesë e Besëlidhjes. Lezhjanët, bazën e lojtarëve të huaj e kanë nga Serbia, por tashmë janë shtrirë edhe në Afrikë. Futbollistë të rinj që fitojnë eksperiencë në Shqipëri, por njëkohësisht edhe para, ku një pjesë e mirë e tyre mbajnë familjet në Afrikë.

Afrikanët Në një prononcim për gazetën, mesfushori Lancinet Sidibe thotë: "Këtu gjeta shumë gjëra pozitive që i nevojiten një skuadre. Përveç kushteve komode dhe trajtimit shumë të mirë, skuadra ka një kontingjent futbollistësh me kualitet. Më vjen keq që një ekip i tillë si Besëlidhja të persekutohet artificialisht nga gjykimi, apo gjëra të ndryshme në prapaskenë. Dhe kjo na ka kushtuar kreun, pasi tani ndoshta do të ishim skuadra që do të festonim disa javë para mbylljes së aktivitetit ngjitjen në Superiore. Për sa i përket qytetit dhe njerëzve, jemi shumë të kënaqur. Është një qytet i bukur dhe njerëz mikpritës".

Ndërsa sulmuesi Sekou Camara shprehet: "Besëlidhja është një skuadër e madhe dhe për këtë nuk ka dyshime, ndonëse ka disa javë që e kemi lëshuar kreun. Duke mos dashur që ta mbivlerë- soj, por dua që të shpreh realitetin, Besëlidhja është një skuadër që i nevojitet Superiores, pasi i ka që të gjitha kushtet për të qenë në elitë. Ndaj ne duhet që të luftojmë fort për t'ia rikthyer lavdinë e dikurshme. Këtu në Lezhë, jo vetëm futbolli, por shumë gjëra po na pëlqejnë shumë, që nga sjellja e njerëzve e deri te qyteti që është shumë i bukur. Prandaj, këtyre njerëzve dhe këtij qyteti i duhet një skuadër që të luajë në Superiore", përfundon prononcimin e tij, sulmuesi nga Guinea.

Përgatiti: PRENG GJIKOLA


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama