Gruaja tradhtare tek Marubi

Gruaja tradhtare tek

Charles Desvallees ndjen se gruaja e tij e tradhton. Për të vërtetuar dyshimet e tij, punëson një dedektiv privat. Kur mëson se i dashuri i saj është shkrimtari Victor Pegala, burri shkon në shtëpinë e tij dhe e vret.

Ngjarjet ndjekin njerë-tjetrën, duke krijuar situata sa dramatike aq edhe komike. Në film interpretojnë Stephane Audran, Michel Bouquet, Michel Duchaussoy. Filmi mbështillet nga një tis humori dhe ironie. Edhe pse flitet për tradhti e vrasje, regjisori, nuk e lë që t'i shkasë vepra në rrymat e tmerrit.

Filmi ka disa pjesë kulmore, të cilat të "lidhin" pas filmit. Pas 33 vjetësh nga realizimi i parë francez, "Gruaja tradhtare" u rimor nga regjisori Adrian Lyne, në vitin 2002. Filmi do të shfaqet në ekranin e madh të "Marubit" në datën 24 në orën 19.00. Filmi është në gjuhën frënge dhe i subtitruar në gjuhën angleze.

Marre nga : Gazeta Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama