Granit Xhaka flet per perballjen e dyte me Taulantin Uroj tia dalim

Granit Xhaka flet për përballjen e dytë me Taulantin: Uroj tia dalim

Granit Xhaka, shqiptari që luan me Zvicrën dhe skuadrën e Arsenalit në Angli ka folur sot për shortin e Ligës së Kampionëve.

Granit dhe Taulant Xhaka

Granit dhe Taulant Xhaka

Arsenali u vendos në Grupin A me Bazelin, PSG­në dhe skuadrën Lugodorets. Me Bazelin aktivizohet Taulant Xhaka që mbron edhe ngjyrat kuqezi në nivel Kombëtaresh.

"Çfarë mund të them për shortin e Ligës së Kampionëve. Pasi luajta kundër gjakut tim në 'Euro 2016' tashmë do të përballem sërish në Champions.

Kjo është më speciale për mua pasi do të luaj kundër ish-ekipit tim, Bazelit. Por shpresoj që t'ia dalim që të dy në raundin e 16­-sheve",-thotë Granit Xhaka.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama