Granit Xhaka, shqiptari që luan me Zvicrën dhe skuadrën e Arsenalit në Angli ka folur sot për shortin e Ligës së Kampionëve.

Granit dhe Taulant Xhaka
Arsenali u vendos në Grupin A me Bazelin, PSGnë dhe skuadrën Lugodorets. Me Bazelin aktivizohet Taulant Xhaka që mbron edhe ngjyrat kuqezi në nivel Kombëtaresh.
"Çfarë mund të them për shortin e Ligës së Kampionëve. Pasi luajta kundër gjakut tim në 'Euro 2016' tashmë do të përballem sërish në Champions.
Kjo është më speciale për mua pasi do të luaj kundër ish-ekipit tim, Bazelit. Por shpresoj që t'ia dalim që të dy në raundin e 16-sheve",-thotë Granit Xhaka.