Gramozi Portieri nuk eshte dhunuar gjykimi skandaloz

Gramozi: Portieri nuk është dhunuar, gjykimi skandaloz

Nisur nga ngjarja e ndodhur të dielën në Ersekë, klubi dhe shoqata e tifozëve kanë zhvilluar një takim. Drejtuesit kolonjarë dhe tifozeria nuk pajtohen kurrë me atë veprim të bërë nga dy futbollistë të Gramozit që u konfliktuan me portierin e Domosdovës.

Untitled-1Pas takimit, drejtuesit kanë dalë me një deklaratë ku shprehen: "Na vjen keq pse shefi i klubit të Domosdovës, Ardit Facja, ka folur shumë keq në lidhje me çfarë ka ndodhur. Ai, para takimit dhe pas tij ka qëndruar për disa orë në një nga lokalet afër stadiumit.

Dhe për këtë i kërkojmë përgjigje. Tifozët kanë qenë tepër të acaruar nga veprimet e disa lojtarëve miq, por ata kanë treguar një qëndrim korrekt.

Ndihma e forcave të rendit dhe nga vetë shefi i rendit në Ersekë, Robert Ibrahimi, ka qenë i menjëhershëm duke mos i lejuar lojtarët të afrohen afër portierit mik.

Për këtë të shihet nëse portieri është dhunuar apo jo. E gjithë kjo erdhi nga gjykimi skandaloz që ka bërë treshja e gjyqtarëve nga Pogradeci.

Por, ç'mund të presësh nga një gjyqtar që shprehet 'pse me këtë ekip do fitoni ju'?!", thuhet në deklaratën e Gramozit.

Koço Lilo


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama