Roveshata e realizuar nga Xherdan Shaqiri gjatë ndeshjes Zvicër-Poloni nuk mjaftoi që helvetët të siguronin kalimin mes 8 skuadrave më të mira të Euro 2016, por ka kthyer mesfushorin në një nga protagonistët kryesorë të aktivitetit.
Ndër reagimet e shumta në rrjetet sociale, bie në sy ai i këngëtares kolumbiane Shakira, e cila ka bërë një lojë fjalësh rreth golit të Shaqirit.
"Është hera e parë në histori kur një çift shënon gol në Europian - Pike dhe Shaqiri", ishte mesazhi i këngëtares së njohur për 38.5 milion ndjekësit e saj në Twitter.
Ndërkaq, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i skuadrës së Stouk, që ka postuar një video nga stërvitjet, ku Shaqiri realizon një lëvizje të ngjashme. "Perfeksioni arrihet me praktikë" ishte mesazhi i klubit anglez.
Yes @XS_11official, great technique to get Switzerland level! Remember, practice makes perfect! #SCFChttps://t.co/nvHxnbreen
-- Stoke City FC (@stokecity) June 25, 2016