Gjoka debuton me humbje te Kukesi Korabi i gezohet autogolit

Gjoka debuton me humbje te Kukësi, Korabi i gëzohet autogolit

Korabi rikthehet te fitorja pas humbjes dy ditë më parë ndaj Lirisë së Prizrenit. Ndeshja e zhvilluar pasditen e së premtes mes Kukësit dhe Korabit u mbyll në shifrat 0-1.

13920902_1229157717151623_351612939566950812_nEdhe pse një ndeshje miqësore që zhvillohet në kuadër të fazës përgatitore, verilindorët u ndalën nga ekipi që debuton këtë vit në Superligë.

Takimi u zhvillua në Ohër dhe goli që përcaktoi edhe rezultatin e kësaj sfide u vendos nga një autogol.

Ernest Gjoka

Ernest Gjoka

Ndeshja ishte një test për të dy ekipet, por sidomos për trajnerin Ernest Gjoka, që pritet të përballet me Skënderbeun e drejtuar nga Andrea Agostineli në finalen e Superkupës së Shqipërisë.

Finalja pritet të luhët më 24 gusht në stadiumin "Selman Stërmasi".



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama