Gjinon mund ta shihni edhe ne HD

Gjinon mund ta shihni edhe ne HD

Komedia e “Përrallë nga e kaluara” e mbështetur në novelën e Çajupit me të njëjtin titull, shpëton nga shkatërrimi dhe tashmë mund të shihet në HD.

Pas katër muajsh proces restaurimi dixhital në një nga laboratorët e Hungarisë, pelikula është e ripërtërirë. Specialistët i kanë rikthyer pastërtinë zërit dhe figurës në formatin 2K ose Full High Definition.

Filmi, i prodhuar në vitin 1987, është realizuar me regji të Dhimitër Anagnostit dhe skenari është bazuar në novelën e Andon Zako Çajupit “Përrallë nga e kaluara”.

Në qendër të komedisë është martesa e pazakontë mes Gjinos 14-vjeçar, interpretuar nga Admir Sorra dhe Marigosë, që sot është Drejtorja e Arkivit të Filmit, Elvira Diamanti.

Nevojë urgjente restaurimi kanë edhe 5 filma të tjerë, të cilët dita-ditës po degradojnë sa nga mungesa e mirëmbajtjes aq edhe nga mungesa e investimeve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama