Gjermanise si mjafton Gomez Sllovakia fiton me permbysje (VIDEO)

Gjermanisë si mjafton Gomez, Sllovakia fiton me përmbysje (VIDEO)

Gjermania është mundur në miqësore nga Sllovakia. Ndeshja e luajtur këtë të diel në Ausgburg përfundoi me rezultatin 1-3 për sllovakët.

2,w=985,c=0.bildGjermanët ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Gomez me 11-metërsh në minutën e 12´, por Sllovakia barazoi shifrat në minutën e 41´ me anë të Hamsik dhe kur pritej vërshëllima e pjesës së parë, Durish përmbysi rezultatin në 1-2. Goli i katërt i takimit dhe i treti për Sllovakinë u realizua nga Kuçka në minutën e 52´.

Edhe pse trajneri gjerman Lëv tha para ndeshjes se do të eksperimentontë në këtë takim, rezultati nuk bind për kampionët e Botës në fuqi, të cilët që konsiderohen si pretendentë për fitimin e Europianit që nis me 10 qershor në Francë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama