Galiani zbulon planin e merkatos

Galiani zbulon planin e merkatos

Takime me Raiolën për Ibrahimoviçin? Nuk mungojnë, por problemi s'është Raiola, por rroga e Zlatanit". galianiAdriano Galiani e ka komentuar në këtë mënyrë tratativën për të rikthyer suedezin në Milano. Administratori i kuqezinjve ka folur edhe për Mateo Kovaçiç, i cili duket shumë pranë kalimit në Milano, kësaj radhe në shtëpinë kuqezi: "Të shohim, Mateo është një futbollist shumë i mirë, por për momentin s'ka asnjë risi".

Benzema dhe Torres

Ndërsa Galiani ka përgënjeshtruar kategorikisht një interesim të mundshëm të kuqezinjve për sulmuesin e Realit, Mateo Kovaçiç: "Nuk kam folur kurrë as me të dhe as me menaxherin e lojtarit", shpjegoi Galiani. Më tej, ai foli edhe për Fernando Torresin: "Këtë sezon kemi shumë pengje. Te Milani nuk tregon një rendiment shumë të mirë dhe donte me çdo kusht të rikthehej te skuadra e tij e zemrës. Jam i lumtur për të. Është një djalë i shkëlqy- " er dhe flasim shpeshherë. Jam i lumtur që do të luaj në finalen e Ligës së Kampioneve. Do të ishte lojtari i duhur për Milanin".

Kapitulli "El Sharaui"

Mbi të ardhmen e futbollistit italian, Galiani tha: "Roma ka kohë deri më 22 qershor për të paguar klauzolën e El Sharauit, nuk jemi në diskutime me ekipe të tjera. Stefan ose qëndron në Romë ose do të kthehet sërish te ne".

Të rinjtë dhe kupa

Në fund të fjalës së tij, administratori u ndal sërish te Kupa e Italisë, teksa foli edhe për organikën e ekipit: "Kur humbet, ke gabuar gjithçka, ndërsa kur fiton ke bërë çdo gjë mirë. Duhet që Milani të rikthehet sa më shpejt te sukseset dhe ndoshta dikush do të kuptojë që në finale ka luajtur Donaruma (17 vjeç), Kalabria (19 vjeç), Romanjoli (20 vjeç) dhe De Shiljo (23 vjeç)", përfundoi Galiani.

Përgatiti: LEAR MAÇI


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama