Gafat e Flamurtarit edhe japonezi Linuma do te largohet

Gafat e Flamurtarit, edhe japonezi Linuma do të largohet

Masaki Linuma pritet të largohet nga Flamurtari. Japonezi, i ardhur një muaj më parë në Vlorë, mund të quhet largimi i radhës pas mbrojtësve Toni Markiç, Danijel Dezmar dhe Aleksandër Ignjatoviç.

Lajmi është konfirmuar për "Panorama Sport" nga burime të sigurta në klubin vlonjat, teksa mesfushori japonez mësohet se nuk e ka bindur Maganin. Jo vetëm kaq, por mesfushori është dëmtuar dhe ka vulosur në njëfarë mënyre largimin. Në këto kushte, Linuma nuk ka udhëtuar drejt Sllovenisë për fazën përgatitore.

13627112_1118773718198149_4392908252395583031_n

Mësohet se drejtuesit e klubit i kanë komunikuar japonezit Linuma se nuk është në planet e tyre, por largimi i tij ka një ngërç. Mesfushori ka firmosur një kontratë sapo ka ardhur në Vlorë. Kjo gjë i ka vendosur përballë një vështirësie drejtuesit e klubit, të cilët duan një zgjidhje me konsensus të marrëveshjes. Nga ana tjetër, duket se japonezi po këmbëngul në këtë pikë, duke u treguar drejtuesve se ka një kontratë që duhet të respektohet nga të dyja palët.

13925044_1138942532847934_724466908409566289_n

Mbetet tashmë që të shikohet në ditët në vazhdim sesi do të rrjedhin ngjarjet, por e sigurt është që japonezi nuk është në planet e Flamurtarit dhe do të largohet. Ngërçi Klubi vlonjat ka bërë një "gafë" të madhe me të huajt e afruar. Në një kohë që nuk ka qenë i bindur për cilësitë e tyre, drejtuesit kanë firmosur kontrata me pjesën më të madhe të lojtarëve të huaj, që më pas u testuan.

E njëjta gjë ka ndodhur me boshnjakun Markiç, si dhe me sllovenin Dezmar. Edhe këta lojtarë u larguan ditët e fundit. Rasti më i keq është që klubi mund të përballet me gjyqe, çka bën që të ketë një kosto ekstra për lojtarë që s'janë në plane.

Klauzola

Burime pranë klubit bëjnë me dije se në kontratat e nënshkruara mes palëve ka pasur një klauzolë. Sipas tyre, është shënuar një pikë e veçantë, e cila përcakton qartë se, nëse lojtarët nuk e kalojnë testin dhe s'bindin, atëherë kontrata zgjidhet automatikisht. Kontrata është zgjidhur me mirëkuptim me dy të huajt e parë që ikën, Markiç dhe Dezmar. Po ashtu, aktualisht është duke biseduar për zgjidhjen e kontratës me konsensus me japonezin Linuma.

Ermal Sika



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama