
Graciano Pele
Graciano Pele lë Anglinë për Kinën. Sulmuesi i "axurrëve" do të veshë fanellën e Shandong Luneng, dukë lënë atë të Southamton-it. Sipas mediave italiane ai do të firmosë një kontratë për dy vite e gjysmë me një vlerë për rreth 40 milionë eurosh.
Pele u bë protagonist me humbjen e penalltisë në çerekfinalen mes Italisë dhe Gjermanisë. Gjesti i tij ndaj Nojerit se do t'i shënonte në formën e "lugës" bëri xhiron e internetit, pasi sulmuesi nuk e realizoi penalltinë dhe në rrjetet sociale shpërthyen kritikat ndaj tij.
Ai u detyrua më pas t'i kërkonte falje tifozëve dukë thënë se nuk kishte qëllim të 'tallej' me portierin gjerman, por thjesht ta shpërqendronte atë.