Futbollisti i Holandes paralajmeron Ajaksin Kujdes nga Ergys Kace

Futbollisti i Holandës paralajmëron Ajaksin: Kujdes nga Ergys Kaçe

Shorti i turit të tretë të Ligës së Kampioneve ka vënë përballë Ajaksin e Amsterdamit me skuadrën greke të PAOK-ut, në të cilën luan mesfushori i përfaqësueses shqiptare, Ergys Kaçe. Pikërisht futbollisti shtashkurtër do të jetë një nga lojtarët më të mbikëqyrur në takimin e javës së ardhshme, pasi janë disa klube të ndryshme që po e ndjekin më interes.

kace

Për cilësitë e tij nuk ka dyshime mesfushori i përfaqësueses holandeze, Hedviges Maduro, aktualisht pjesë e Groningen, i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e PAOK-ut dhe ka luajtur përkrah Kaçes. Ai ka paralajmëruar Ajaksin që të ketë shumë kujdes nga mesfushori shtatshkurtër i skuadrës greke.

thumbs_VER_2133

"PAOK është një skuadër që mund të luajë shumë kompakte në mbrojtje. Pastaj ata kanë lojtarë shumë të shpejtë përpara. Ajaksi mund të ketë shumë talent në përbërje, por edhe PAOK ka futbollistë të vlefshëm që luajnë me pasion. Robert Mak është një lojtar i mirë, ashtu si Athanasiadis. Por mbi të gjithë janë Pelkas dhe Kaçe, talente të reja të cilët kanë një teknikë të mirë", ishte paralajmërimi i Maduros për klubin e Ajaksit.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama