Foto / Feste ne hotelin e Kosoves vijne lejekalimet nga FIFA

Foto / Festë në hotelin e Kosovës, vijnë lejekalimet nga FIFA

Duartrokitje dhe përqafime pa fund. Kjo ka qenë atmosfera pak minuta më parë në hotelin ku po qëndron përfaqësuesja e Kosovës në Finlandë. Arsyeja është e thjeshtë: FIFA ka dorëzuar lejekalimet për 5 futbollistë të tjerë që të luajnë sot ndaj Finlandës.

Twiter ujkani

FIFA u ka kthyer përgjigje pozitive Samir Ujkanit, Herolind Shalës, Alban Mehës, Milot Rashicës dhe Amir Rrahmanit, të 5 futbollistëve që vinin nga përfaqësuesja shqiptare, të cilët ishin në pritje të lejekalimit prej disa ditësh dhe ishin në ankth nëse do të mund të luanin apo jo.

Pasi është dhënë lajmi në hollin e hotelit, lojtarët janë përqafuar me njëri-tjetrin duke iu festuar kësaj arritje, pasi kështu do të kenë mundësinë të zbresin të plotë në fushën e lojës.

kosova ames

I vetmi lojtar i grupit aktual i cili është në pritje të FIFA-s, mbetet mesfushori Valon Berisha, për të cilin organizata ndërkombëtare do të japë përgjigje pak më vonë.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama